Kush jemi ne?
Prime Air Conditioning është një kompani e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve të avancuara dhe të besueshme në fushën e ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC). E themeluar me një vizion të qartë për të ofruar komoditet dhe cilësi në çdo ambient, kompania jonë ka ndërtuar një reputacion të fortë për profesionalizëm, transparencë dhe kujdes ndaj klientit.
Krijuar nga
Ing. Eugen Harhulla, me mbi 10 vite përvojë në treg, ka realizuar me sukses mbi 500 projekte duke ndjekur standardet më bashkëkohore të industrisë së sistemeve të kondicionimit dhe ventilimit. Gjatë karrierës së tij profesionale, ai ka qenë i angazhuar në projektimin, zbatimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve HVAC për objekte komerciale, biznese private dhe institucione shtetërore, duke garantuar funksionalitet të lartë, efikasitet energjetik dhe jetëgjatësi të sistemeve. Falë njohurive të thelluara teknike, përdorimit të teknologjive moderne dhe një qasjeje të orientuar drejt cilësisë dhe detajeve, çdo projekt realizohet në përputhje me kërkesat specifike të klientit dhe normat teknike në fuqi. Profesionalizmi, korrektësia dhe besueshmëria janë vlera që e karakterizojnë punën e tij dhe që kanë ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm në treg.
Objektivi ynë
Objektivi ynë Është të krijojmë marrdhenie afatgjata me klientë tanë duke ofruar zgjidhje të cilat tejkalojnë pritshmëritë.Çdo projekt i yni bazohet në tre shtylla kryesore: besueshmëri, cilësi dhe efikasitet. Ne e kuptojmë rëndësinë e kohës dhe kostos për klientët tanë. Prandaj ofrojmë vlerësime falas, konsulenca të personalizuara, si dhe shërbime emergjente dhe asistence teknike.
Komforti Fillon me PRIME
Ne kujdesemi që ambientet tuaja të jenë gjithmonë të freskëta, të ngrohta dhe komode. Zbuloni shërbimet tona të instalimit, mirëmbajtjes dhe sistemeve të ventilimit për shtëpi dhe biznese.