Sisteme Kondicionimi

Ofrojmë furnizim dhe instalim të sistemeve të kondicionimit ajër–ajër, përfshirë:

  • Split dhe multisplit
  • Njesi per ambjente komerciale ( Cassette, Kollone , Kanalore etj )
  • Sisteme VRF për ambiente rezidenciale dhe komerciale (hotele, qendër tregtare, etj.)

Këto sisteme sigurojnë ftohje dhe ngrohje efikase, funksionim të qetë dhe kontroll të saktë të temperaturës.

Instalojmë sisteme ngrohjeje të projektuara për komfort maksimal dhe konsum të ulët energjie. Zgjidhjet tona përfshijnë integrim me sisteme ekzistuese dhe shpërndarje optimale të nxehtësisë në të gjithë ambientin.

Sisteme Heat Pump ( CHILLER )

Prime Air Conditioning ofron instalim të sistemeve heat pump që mundësojnë:

  • Ngrohje në dimër
  • Ftohje në verë
  • Prodhim uji të ngrohtë sanitar

Këto sisteme janë ekologjike, me rendiment të lartë dhe kosto të ulëta operative, duke përfaqësuar një nga zgjidhjet më moderne në HVAC.

Sisteme Hidronike

Ofrojmë instalim të sistemeve hidronike për shpërndarjen e ngrohjes dhe ftohjes, duke përfshirë:

  • Dysheme ngrohëse
  • Fan coil
  • Radiatorë
  • Kolektorë dhe rrjete tubacionesh

Sistemet hidronike ofrojnë komoditet të lartë dhe kontroll të saktë të temperaturës.

Sisteme Ventilimi dhe Trajtim Ajri

Projektim dhe instalim i sistemeve të ventilimit mekanik për furnizim me ajër të freskët dhe nxjerrje të ajrit të ndotur. Përfshihen sisteme me rikuperim nxehtësie, të cilat rrisin eficiencën energjetike dhe përmirësojnë cilësinë e ajrit të brendshëm.

Sisteme Kanalesh Ajri (Ducting)

Realizojmë sisteme kanalesh ajri për shpërndarje të kontrolluar të ajrit në ambiente të mëdha. Projektimi dhe instalimi bëhen sipas standardeve teknike për të garantuar rrjedhë të balancuar dhe zhurmë minimale.

Automatizim & Kontroll Smart

Ofrojmë zgjidhje automatizimi dhe kontrolli inteligjent të sistemeve HVAC, përfshirë:

  • Kontroll Wi-Fi
  • Integrim me sisteme smart home
  • Programim orar dhe monitorim energjie

Kjo siguron menaxhim efikas dhe komoditet maksimal për përdoruesin.

Projekte Komerciale & Industriale

Prime Air Conditioning realizon projekte HVAC për zyra, hotele, qendra tregtare, magazina dhe objekte industriale. Menaxhojmë projektet nga faza e konceptit deri në dorëzim final, duke garantuar cilësi, siguri dhe përputhje me standardet.